Faqe interneti
Faqe moderne që hapen shpejt dhe duken mirë në çdo celular.
- Dizajn sipas markës suaj
- Domain, hosting dhe email biznesi
- Butona për thirrje dhe WhatsApp
Dizajnoj dhe programoj faqe interneti, aplikacione, lojëra 3D dhe programe për Windows, për biznese në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.
AUTO DIAG AL është programi im për Windows që lexon dhe fshin kodet e gabimeve, tregon të dhënat e motorit në kohë reale dhe skanon njësitë e kontrollit te VW, Audi, SEAT dhe Škoda. Tërësisht në shqip, për servise dhe për këdo që do ta kuptojë veturën e vet.

Me një klikim kontrollohen të gjitha njësitë e njohura, dhe shihni menjëherë cilat kanë gabime.

Kodet OBD-II të konfirmuara, në pritje dhe të përhershme, me përshkrim dhe kornizë të ngrirë. Fshirja kërkon gjithmonë konfirmim.

Deri në tetë sensorë njëherësh në grafikë: rrotullimet, temperatura, shpejtësia e më shumë. Regjistroni dhe eksportoni në CSV.

Redaktor i kodimit të gjatë për VAG, me kopje rezervë para çdo ndryshimi dhe rilexim verifikues pas shkrimit.

Raport PDF, CSV ose JSON me automjetin, njësitë dhe kodet, në shqip ose anglisht.
AUTO DIAG AL është softuer i pavarur. Nuk është i lidhur me Volkswagen AG, Audi AG, SEAT S.A. apo Škoda Auto a.s.; markat përmenden vetëm për të treguar përputhshmërinë.
Çdo projekt këtu e kam dizajnuar dhe programuar vetë. Shumica flasin shqip.
Lojë 3D në shfletues për Gjergj Kastriotin: shtatë beteja, nga Kruja më 1443 deri më 1466, me shi, mjegull dhe zjarr. Falas, në celular dhe në kompjuter.
Luaj në skenderbeu.funFaqe përkujtimore për luftën në fshatin Abri e Epërme të Drenicës dhe për dëshmorët e tij, 1998–1999. Historia tregohet me parallax ndërsa lëvizni nëpër faqe.
fshatiabri.netlify.app
Diagnostikim automjetesh në shqip për Windows: kodet e gabimeve, të dhëna live dhe njësitë e VAG.
Shkarko DEMO-n falasNgarkoni një foto të turbullt dhe merreni më të qartë, deri në tri herë më të madhe, me krahasim para dhe pas.
ProvojeniAsistent bisede me inteligjencë artificiale, i ndërtuar për shqipen. Përgjigjet shfaqen ndërsa shkruhen.
filozofi.vercel.appLojë fjalësh në shqip, me Ë dhe Ç në tastierë, fjalën e ditës, statistika dhe 568 fjalë me pesë shkronja.
Qytetarët raportojnë gropat dhe ndriçimin e prishur me foto, votojnë për problemet më urgjente dhe ndjekin riparimin në hartë.
Minutat e pritjes në pikat kufitare, të raportuara nga vetë udhëtarët, për diasporën që vjen me veturë në Kosovë.
Kamerë profesionale për iPhone: zoom i stabilizuar, modalitet nate që bashkon tetë kuadro, ProRAW deri në 48 MP dhe kontrolle manuale.
Kodi në GitHubCounter-Strike 1.6 në iPhone dhe iPad, mbi motorin open-source Xash3D, me kontrolle me prekje dhe lojtarë të kompjuterit. Përdor skedarët e lojës nga kopja juaj në Steam.
Kodi në GitHubHartë e botës reale në stilin e lojërave open-world, me HUD dhe navigim drejt pikës që zgjidhni.
Luajtës në shfletues që lexon lista M3U dhe transmetime HLS, me listë kanalesh dhe kalim të shpejtë mes tyre.
Nga faqja e kafenesë së lagjes deri te një program për servise automjetesh: i njëjti njeri e dizajnon dhe e programon.
Faqe të shpejta që duken mirë në çdo celular, me domain, hosting dhe email biznesi.
HTML, CSS, JavaScript, Vercel, Netlify
Llogari, panele administrimi, rezervime dhe bazë të dhënash, të ndërtuara sipas mënyrës si punoni ju.
React, Vite, Node.js, PHP, MySQL, Postgres
FixMyCity Kosovo, Pritja në kufi, serveri i licencave të AUTO DIAG AL
Botë 3D që hapen në shfletues, me ndriçim realist, mot dhe efekte, edhe në celular.
WebGL 2, shader-a, ndriçim PBR
Programe desktop me instalues, licenca, pagesa me kartelë dhe dy gjuhë.
Rust, Tauri 2, React, SQLite
Aplikacione iOS që ndërtohen automatikisht në cloud, pa pasur nevojë për Mac.
SwiftUI, AVFoundation, Vision, GitHub Actions
AI që kupton dhe shkruan shqip, brenda produktit tuaj: bisedë, analizë fotosh dhe automatizim.
OpenRouter, Gemini, streaming
Logo, postera, fletushka, kartëvizita, postime për rrjete sociale dhe video vertikale reklamuese.
Video 1080×1920 për TikTok, Reels dhe Facebook
Reklama video e AUTO DIAG AL, identiteti i ErionDigital
Profil i verifikuar në Google Maps dhe fushata në Facebook, Instagram, Google dhe TikTok, me buxhetin që e vendosni ju.
Google Business Profile, Meta Ads, Google Ads
Keni restorant, kafene, klinikë, sallon, servis apo dyqan? Ja si ju ndihmoj që klientët t'ju gjejnë online.
Faqe moderne që hapen shpejt dhe duken mirë në çdo celular.
Sisteme të ndërtuara sipas nevojës suaj.
Biznesi juaj në hartë, kur klientët kërkojnë afër tyre.
Fushata që sjellin thirrje dhe mesazhe, me buxhet që e kontrolloni ju.
Materiale që e bëjnë biznesin të dallohet, online dhe në letër.
Pas publikimit nuk mbeteni vetëm.
Më tregoni për biznesin dhe çfarë doni të arrini. Pa asnjë detyrim.
Merrni planin, afatin dhe çmimin para se të fillojmë.
Ju tregoj punën gjatë rrugës dhe e përshtas sipas komenteve tuaja.
E vendos online, ju mësoj si ta përdorni dhe mbetem në dispozicion.
Më dërgoni emrin e biznesit dhe qytetin. Ju tregoj si duket biznesi juaj në Google dhe në Maps, dhe çfarë do të sillte më shumë klientë.
Varet nga madhësia e faqes dhe funksionet që ju duhen. Pas një bisede të shkurtër ju dërgoj ofertë të saktë, falas.
Facebook është i mirë për postime, por faqja juaj shfaqet në Google, është e juaja dhe ju jep pamje më profesionale. Të dyja punojnë më mirë bashkë.
Po. Profili në Google Maps krijohet edhe më vete, dhe shpesh është hapi i parë dhe më i shpejtë për biznese lokale.
Po. E regjistroj domain-in në emrin tuaj, e vendos faqen online dhe krijoj email-in e biznesit.
Një faqe e thjeshtë biznesi zakonisht del online brenda një deri në dy javë. Afatin e saktë e merrni bashkë me ofertën.
Po. Punoj online me biznese në Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë.
Konsulta e parë është falas. Më shkruani në WhatsApp ose Viber, ose më telefononi. Zakonisht përgjigjem brenda ditës.